Në 31-vjetorin e krijimit të Forumit Rinor Eurosocialist, një fëmijë ka refuzuar që të takohet me kryeministrin Edi Rama.
Siç duket edhe nga pamjet, pas përfundimit të takimit me të rinjtë, organizuar në Amfiteatrin e Liqenit Artificial, kryeministri Edi Rama ka hapur krahët për të përqafuar një fëmijë.
“Hajde këtu”-i drejtohet kryeministri Rama, por fëmija heziton të afrohet, ndërkohë e ëma i thotë – “shko tek xhaxhi”.
Në një moment, teksa vogelushi afrohet pranë kryeministrit, nis të qajë dhe më pas largohet. Të gjithë të pranishmit kanë nisur të qeshin nga episodi i ndodhur.