Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Shqipëri. Në agjendë, kanë qenë inaugurimi i 522 shtëpive të ndërtuara me financim turk në Laç, inagurimi i restaurimit të xhamisë Et’hem Beu dhe nënshkrimi i 7 marrëveshjeve dyplëshe.
Por, agjenda e ngjeshur, me përshkrim rrugësh relativisht të gjata, ka bërë që presidenti të ruhej nga forca të shumta policie.
Në një video të publikuar nga Policia e Shtetit, shihet se si presidenti i Turqisë shoqërohej nga mëse 15 makina dhe 12 motorë policie. Kësisoj, disa rrugë të kryeqytetit kanë qenë të bllokuara këtë të hënë dhe trafiku ka qenë më i rënduar.
Kujtojmë se presidenti Erdogan e përmbylli takimin e tij në Shqipëri me premtimin se dy qeveritë do të mblidhen sërish në 3-mujorshin e parë të vitit dhe se problemi në Xhaminë e Namazgjasë do të zgjidhet para Muajit të Ramazanit.