Presidenti Ilir Meta ka ofruar një këshillë për të zgjidhur krizën brenda selisë blu duke thënë se Partia Demokratike le t’i drejtohet Partive Popullore Evropiane. Në një intervistë për emisionin ‘Opinion’ Meta ka theksuar se PD zgjidhjen e ka aty për t’iu drejtuar PPE-së dhe të shkojë te vota.
Presidenti Meta: Opozita nuk është as në seli dhe as në Kuvend. Ne e dimë që opozita na ka munguar në Kuvend. Opozita është populli, qytetarët që duan të shprehin shqetësimin e tyre. Unë nuk e përcaktoj dot se kush është opozita. Unë për PD kam vetëm një këshillë apo pyetje a jeni ju PD anëtare e PPE atëherë ju e dashur PD me merita të jashtëzakonshme që keni kontribuar për pluralizmin dhe që jeni anëtar të PPE, kërkojuni një mision të PPE, të vijë PPE dhe të shikojë se çfarë ka ndodhur në kongresin pas zgjedhjeve. Po të duam zgjidhjen ua jap unë. Zgjidhja është vota. Nuk ka kongres më të thjeshtë se ai i PD-së, ata që kanë votuar në qershor kur u zgjodh z. Basha, ata të shprehen sërish.
Si do fitonte një opozitë që ja la gjithë fushën e saj mazhorancës! Si do fitonte një opozitë që i kaloj të gjitha koncesionet e mazhorancës! Si do fitonte një opozitë që e la gjithë pushtetin lokal mazhorancës dhe që nuk kishte një komunikim me kandidatët e saj!
Opoziten shqiptare deri me 25 prill e ka dirigjuar Edi Rama, nga akuzat ndaj meje per te ashtuquajturen ceshtja Doshi-Fufi, nga çadra, tek djegia e mandateve, zerimi i pushtetit vendor dhe deri tek zgjedhjet e fundit.
Per LSI mund te them qe beri nje vetevrasje me djegien e mandateve dhe u be bisht i kesaj opozite te dirigjuar nga Kryeministri. Ne nivelet e larta nuk ka gabime, ka tradheti.