Këto ditë ndoqa reagimet e artëdashësve për dekorimet të cilat janë dhanë e po vazhdojnë të jepen si mallnat me shumicë në Republikën e Shqipnisë! Po kam dëshirë të them edhe unë ndonji mendim, si artëdashës e jo si aktor që jam marrë me aktrim!
Konstatoj nji kontradiktë! Dikur, në sistemin që kaluem, aplikohej kategorizimi i klasës punëtore. Kategoria e 7-të ishte “tavani” i shpërblimit për të gjithë që e përfitonin atë kategori!
Mes tyne kishte MJESHTRA, në kuptimin e plotë të kësaj fjale por kishte gjithashtu edhe do mjeshtra të tjerë për të cilet thuhej: “Filani i ka duert e arta…çka ia shef syni, ia ban dora.”, Rrogat, të dyja kategoritë, i kishin njëlloj.
Sot, me dekorimet që jepen (madje ka zane që thonë se disave po u jepen me hatër) asht krijue nji reagim në popull të cilin e pashë këto ditë mbas dekorimeve që bani në Shkodër Presidenti Meta (madje ka zane që po thonë se ata dekorime u bane për fushatë elektorale). Nejse, nuk po kam qejf me u futë në politikë!
Reagimi im asht ky:
Më duket kontradiktore, jo e drejtë, jo normale e morale që vetëm disave që u akordohet titulli “Mjeshtër i Madh”, u jepet edhe nji pension i veçantë, kurse shumë të tjerëve, jo!
Dikush mund të thotë:
“Edhe në artin skenik e kinematografik botënor nuk janë të gjithë aktorët në nivelin e Marlon Brando-s, Al Pacino-s, Meryl Streep apo Robert De Niro-s!”.
E vertetë, por kur aktorë të tjerë vlerësohen me çmimet Oscar p.sh., edhe pse ata nuk janë në nivelet e atyne kolosëve që përmenda ma nalt, prap se prap u jepet i njëjti vlerësim material i cili e shoqënon atë çmim.
Po ”kthehem” në Shqipëri!
Atyne mjeshtrave të mëdhej të cileve u jepni pensione të veçanta, n.q.s.ndoni t’i veçoni prej mjeshtrave ma pak të mëdhenj të cilet i leni me atë pensionin e “majmë” zyrtaro- qeveritar, jepuni tituj morale ma të nalte si:
Qytetar Nderi apo Nderi i Kombit, por mos i ofendoni ata të tjerët sepse vetë ua keni dhanë ata tituj…sidomos atyne që nuk ju janë lutë, nuk ju janë ankue, që nuk kanë fut miq e ilaka, që nuk kane tesera partie, që nuk u pëshpërisin “autoriteteve” vesh më vesh e që nuk kanë harxhue për atë punë asnji “pesë lekësh”! Vlerësimin e punës së tyne e kanë ba njerëz kompetentë , të “zanatit” dhe jo ata që nuk marrin vesh nga puna e artit!
Ne shqiptarët jemi “origjinale”!
Ne shqiptarët ecim gjithmonë kundra rrymës!
Ne shqiptarët gjithmonë me miqësi, tarafllëk, hatërllëk e partishmëri!
Ne shqiptarët “kënaqemi” kur krijojmë pakënaqësi!
Tek ne, vlerësimin e artistëve e sportistëve e bajnë “politikanët”, “deputetët” dhe “analistët”!
Ata emërohen për dekorimet nëpër “jurina” kur i bajnë këto marrina…pardon, deshta të them këto “mrekullina”!
Harrojnë thanien e Shekspirit të madh që thotë: “Spektatori asht nji hider me njëmijë sy e veshë”. Harrojnë se asht ai e vetëm ai (spektatori), i cili të gjykon, të duartroket ose të fishkullon e të përqeshë!
Konkluzion:
O mos i lëshoni dekoratat pa dhimbe e lavarda’, ose jepuni të gjithëve hakun (edhe materialisht ) meqë jeni ju që e keni “shpikë” këtë HATA’ !!!
Me nderim për artdashesit, aktori YMER BALA (Mjeshtër i Madh). /Publikuar në Facebook nga Ymer BALA- aktor, redaktuar “lehtësisht” për të ruajtuar origjinalitetin e tekstit nga ShkodraWeb/