Kryeministri Edi Rama ka njoftuar shtyrjen e Kongresit të Partisë Socialiste, i cili ishte planifikuar për datën 29 janar. Gjatë fjalës së mbajtur përballë grupit parlamentar, Rama theksoi se vendimi për shtyrjen vjen si pasojë e rritjes së shifrave të infektimeve.
Gjithashtu numri 1 i PS-së këshilloi deputetët e vet që të punojnë për shtrirjen në komunitet të Këshillimit Kombëtar, me qëllim marrjen e përgjigjeve nga qytetarët, dhe diskutimin e rezultateve të pyetësorit në Kongresin e PS-së që pritet të mbahet në mars ose në prill.
“I japim një mesazh njerëzve për të zgjidhur problemet që ne nuk i zgjidhim dot kuirrë. Kërkoj që të angazhohemi të gjithë bashkë në çd komunnitet, për Këshillimin Kombëtar, për të krijuar me të gjitha grupet një pas një të të gjitha pyetjeve.
Mes javës së fundit të Marsit dhe javës së parë të Prillit mund të përfundojë dhe dalja e rezultateve të Këshillimit Kombëtar.
Duke parë shifrat e infektimeve, vendosëm që të shtyjmë nga data 29 janar për në mars apo prill Komngresin e Partisë Socialiste. Do të ishte vlerë e shtuar nëse në diskutimet e Kongresit Kombëtar të përfshiheshin dhe rezultatet e Këshillimit Kombëtar”, tha Rama.