Prej mbrëmjes së djeshme, zona e Bogës, Thethit dhe Vermoshit është përfshirë nga reshjet e dëborës. Por këtë pasdite, Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se reshjet kanë përfunduar. Me anë të një njoftimi në rrjete sociale, ARRSH bën me dije se reshjet tashmë kanë përfunduar.
Në zonën e Vermoshit temperatura shënon -10 gradë celsius, ndërsa po punohet për pastrimin e aksit Tamarë-Vermosh. Edhe në zonën e Thethit dhe Bogës nuk ka më reshje dëbore. Temperaturat shënojnë -14 gradë teksa po punohet për pastrimin e aksit Bogë-Theth.
ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve që të qarkullojnë me zinxhirë dhe goma dimërore përgjatë këtyre akseve.
Njoftimi i ARRSH-së:
Në aksin Tamarë-Vermosh nuk ka reshje dëbore. Temperatura është -10°C. Kontraktorët me mjetet borëpastruese janë në terren dhe po bëjnë pastrimin e aksit
Në aksin Bogë-Theth nuk ka reshje dëbore. Temperatura është -14°C 🧊 Si pasojë e erës së fortë ka depozitime të dëborës në trup të rrugës. Kontraktorët me mjetet borëpastruese janë në terren dhe po bëjnë pastrimin e aksit. Qarkullimi kryhet me zinxhir.
Qarkullimi kryhet me goma dimri. Drejtuesit e mjeteve, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore