#Po “Audi” ku ndodhet?!
Çfare turpi per Prokurorin e Krimeve te Renda dhe prokuroreve qe po “hetojne” dosjen e droges ne Vlore!! Kane me shume se dy vjet qe thone se “po i hetojme Habilajt dhe nuk po dalin ne asnje vend” dhe nga ana tjeter prokuroreve italian i dalin ne tepsi!! #Kjo tregon paaftesin e ketyre prokuroreve ose faktin se keta jane bere mburoj ligjore per keta individ sic u be per disa vite ish-ministri i Brendshem qe i mori ne mbrojtje edhe publikisht! E nga ana tjeter e degdisi nga Shqiperia ne bashkepunim me Prokurorin e Krimeve te Renda denoncuesin e tyre, ish-zyrtarin e policise Dritan Zaganin! #Veç njolles se keqe per institucionin e Prokurorise se Krimeve te Renda, ky rast deshmoi edhe njehere se ata qe luftojne e denoncojne “kokat” e trafikut te droges ne Shqiperi largohen nga puna, kercenohen, burgosen e “interrnohen” ne emigrim bashke me familjen!
#Po per shkak te evidentimit nga SHISH-i dhe denoncimit ne media te rrjetit te droges qe drejtohej nga Habilajt ne Vlore dhe sasise se bllokuar ne ate kohe, ish-ministri i brendshem i njohur me nofken e ngjitur nga doktori si “Sajo Qorri” etiketoi gazetaret si “Fronti i se Keqes” qe me pas, kjo shprehje u huazua edhe nga KM qe e mbronte ne cdo dalje publike!
Por arrestimi i “kusheririt” ne Itali tregon edhe njehere se denoncimet e gazetareve per lidhjet e pushtetit me trafikantet e droges nuk ishte nje shpikje nga “Fronti i se Keqes” por nje e VERTETE e madhe dhe se ish-oficeri i Policise tashme i larguar nga Shqiperia Dritan Zagani kishte te drejte! #Pas arrestimit te “biznesmenit te specave” ne Itali per trafik droge, çfare rruge do te ndjek prokuroria? #A do te kete guximin Prokuroria per Krime te Renda te bllokoi asetet dhe pasurine e Habilajve ne Vlore?!
#A do ta zbatoj ne kete rast ligjin “Antimafia” prokuroria dhe ti bllokoi makinen “Audi” familjes Habilaj, te cilen ia kishte “shitur” ish-ministri brendshem.
#A do te verifikohen parat qe ka marr ish-ministri brendshem nga “shitja” e makines?!! Etj etj… #bravo_çunave_italian# #e_verteta_nuk_vdes_kurr#