Pas ceremonisë madhështore të përurimit, në verën e vitit 2021 dhe muajve të parë të sukseshëm në tregun shqiptar, Mövenpick Hotel Lalëz Durrës është nderuar me çmimin: “Investimi më i mirë në turizëm për vitin 2021”.
Hoteli i parë Accor në Shqipëri është nderuar në galanë e 125-të të CCIT organizuar nga Dhoma e Tregtisë Tiranë – me një nga çmimet më prestigjoze në vend. Mövenpick Hotel Lalëz Durrës me ofertën ideale të një vere të paharrueshme, është hyrja kryesore në këtë thesar turistik të Europës.
Accor Group – lider botëror në fushën e hospitalitetit, përmes prezantimit të markës së saj i ofron udhëtarëve dhe komunitetit lokal një përvojë të jashtëzakonëshme. Hoteli i parë i grupit i hapi dyert e tij për turistët në korrik të vitit 2021, në një nga pikat më mbresëlënëse të vijës bregdetare shqiptare. Impakti i hotelit në tregun local dhe industrinë e turizmit bëri që Dhoma e Tregtisë së Tiranës ta vlerësonte si investimin më të mirë të vitit në fushën e turizmit.
Juglindja e Europës është një rajon me një potencial shumë të madh turistik dhe grupe si Accor gjithnjë e më tepër po I prezantojnë tregut markat e veta.
“Ne jemi jashtëzakonisht krenarë për partneritetin me një nga liderët botërorë të fushës së hospitalitetit dhe duke i ofruar atyre që vizitojnë Shqipërinë standartin e lartë të hoteleve Mövenpick. Kjo është një arritje shumë e madhe për Shqipërinë dhe turizmin e saj dhe e bën atë të njohur në hartën turistike të Evropës. Këtë e provon edhe çmimi dhe vlerësimi i lartë që mori së fundi. Ne jemi mirënjohës për vlerësimin dhe premtojmë të ofrojmë kualitetin premium të eksperiencës në hotelin tonë” – thotë Z. Dod Doçi pronari I Hotelit.
Mövenpick Hotel Lalëz Durrës falë pozicionit që ka në Gjirin e Lalëzit është një oaz I përsosur për turistët. Hoteli të mrekullon me arkitekturën moderne, dezajnin e përsosur dhe mobilimi luksoz. Peisazhi mbresëlënës e bën atë një vend ideal për të kaluar pushimet. Ai ofron 80 dhoma plot ajër dritë dhe hapësirë , një bar dhe një restorant premium me kuzhinë të cilësisë së lartë për të cilën njihet më së miri Mövenpick. Zona SPA me masazhet dhe dhomat e kripës ofron relaksin e ëndërruar nga të gjithë. Miqtë mund të përfitojnë, gjithashtu, nga qendra e fitnesit dhe pishina e brëndshme.
Pronari dhe investitori I Mövenpick Hotel Lalëz Durrës është Lura sh.p.k, kompani ndërtimi shqiptare me shumë projekte madhështore në vend.