Ante Aralica, sulmuesi i Vllaznisë, do të vazhdojë të jetë pjesë e këtij ekipi të paktën edhe për pjesën e mbetur të kampionatit. Ditët e fundit, emri i kroatit është lakuar se mund të largohej nga shkodranët në këtë pjesë të dytë të sezonit.
Megjithatë, hijet e dyshimit janë shuar sot, nëse ai do të jetë apo jo pjesë e kësaj skuadre për periudhën e mbetur të kampionatit. Kështu, largimi i tij duket se nuk do të ndodhë.
Kjo gjë u pohua sot pas ndeshjes me Flamurtarin nga numri një i pankinës shkodrane, Thomas Brdariç, teksa ka bërë të ditur se Aralica do vazhdojë të jetë pjesë e Vllaznisë edhe në vazhdimësi.
Gjithashtu, nga sa mësohet, Aralica do të jetë titullar dhe një ndër lojtarët kyç të skuadrës shkodrane edhe për pjesën e dytë të kampionatit.
Tashmë, nuk ka asnjë mëdyshje se ai u takon shkodranëve dhe do të vijojë punën me skuadrën e Vllaznisë edhe për pjesën e mbetur të kampionatit. /Nga Maringlen ZHIVANI/