I ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News ka qenë kandidati për Bashkinë e Shkodrës nga Grupi i Rithemelimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Bardh Spahia.
Në fjalën e tij Spahia ka treguar se qeveria duhet të tregohet e vëmendshme për të gjithë qytetarët në çdo kohë dhe jo vetëm në muajin kur është përcaktuar për fushatë zgjedhore.
Sipas Spahisë në këtë kontekst fitorja e PS-së në Shkodër është e pamundur.
“Tentativa për të rimarrë Bashkinë Shkodër vetëm në muajin e zgjedhjeve është e dështuar. Qeveria nuk mund të interesohet vetëm për zgjedhje ndërkohë që nuk ka patur një interes konstant.
Në këtë kontekst mendoj se fitorja e PS është krejtësisht e pamundur. Ka patur një farë arrogance dhe lufte nga qeveria qendrore dhe jo pa qëllim e përmend vazhdimisht qëndrimet e institucioneve kryesore në varësi nga qeveri.
Atmosfera kundër qeverisë është konstante në Bashkinë e Shkodrës.”, tha Spahia në Top News.