Përsëri do të ketë ndërprerje të energjisë, fatmirësisht vetëm dy orë dhe në një orar ku pjesa më e madhe e qytetarëve janë në gjumë. OST ka bërë të ditur se do të ketë ndërprerje të furnizimit me energjit lektrike në disa zona të Shkodrës dhe të Lezhës. Për më shuëmë, njoftimi i shpërndarë nga OST në faqen zyrtare në Facebook:
Njoftim i OST për abonentët Shkodër dhe Lezhë
Stakim, 3 shkurt
Me kërkesë të OST e cila do të kryejë punime për eleminimin e avarisë në linjën 110kV Bushat 2 – Lezhë, në linjën 110kV Lacc 2 – Lezhë dhe në zbarrat 110kV të NST Lezhë, në datën 3 shkurt gjatë intervalit kohor 04:00-06:00 do të stakohet energjia në këto zona në Shkodër dhe Lezhë:
Shkodër/Bushat, Ashte, Kosmaç, Melgushe, Ranxa, Mali Jushit.
Lezhe/Qytet Lezhë, lagjia “Gurra”, Zejmen, Tresh, Manati, Markatomaj, Pllane, Berzane, Koder Mulliri, ishull Lezhë, Barbullojë, Shëngjin, Rana e hedhme, Kenalle, Lagjet “Skenderbeg” Frutore, Kune, Kodermarlekaj, Sheher,Lagjia “Shaljan”, Rreze Mali, Malsi, Gryke Manati, Vain, Merqi, Rraboshte, Piraj, Kallmet, Blinisht, Fishtë, Troshan, Krajn, Gjadër, Balldre, Torovicë, Grash, Mabë, Dajc, Dragushë.