Ish ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka komentuar situatën politike në vend dhe mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit.
Në një intervistë televizive, ai u shpreh i bindur se në Shkodër dhe në Durrës mund të dalin fitues kandidatët e Komisionit të Rithemelimit, Bardh Spahia dhe Ardian Muka.
“Fijet e Simpatisë për Berishën veprojnë. Në Shkodër do të jetë vendimtare analiza që do t’u bëhet 3 kandidatëve. Shkodrën do ta marrë Shtëpia e Lirisë. Jam i bindur me aq sa e njoh Shkodrën.
Edhe në Durrës ka shanse Muka, ish-nënkryetar i PD, është një burrë me integritet të lartë”, tha Mustafaj.