Arjan Çani, ka komentuar zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen në 6 mars. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Çani tha se do të bëhen të gjithë përpjekjet që Sali Berisha të dalë i treti në këto zgjedhje “për të ruajtur fytyrën”.
Pjesë nga biseda:
Arjan Çani: Këtu nuk bëhen zgjedhje, këtu bëhen makinacione. Do i thërrasim mendjes? Sipas jush, këto nuk janë zgjedhje midis një kandidati lokal, por janë futur elefantët.
Meqë merrni Shkodrën si bastion i së djathtëes. Sipas teje, Tom Doshi, do Të rrijë indiferent? Nëse jo, kujt do ja japë votat? Unë them do ja japë Bashës. Ja këtë nuk kuptoni ju. Rama do të luajë fort që Berisha të dalë i treti, sepse i është dhënë urdhër nga amerikanët.
Nikoll Lesi: Atëherë mos të shkojmë fare në votime.
Ylli Rakipi: Pse mendon se Amerika mund të fusë dorën në votime, të vjedhin edhe amerikanët vota po thua?
Arjan Çani: Pse po bëhet gjithë kjo lufta? Janë dy-tre njerëz që paguhen. Nëse amerikanët duan të ruajnë fytyrat, duhet patjetër të dalë Berisha i treti. Është luftë që bëhen underground, edhe pse amerikanët kanë dalë edhe publikisht e thonë troç, Berisha nuk duhet të jetë kryetar i asnjë partie. Ti do të shohësh që do të bëhet gjithçka… Jo se duan Bashën, duhet hequr Berisha në fillim. Përse hiqni amerikanët nga loja? Ata dy-tre amerikanë që mbulojnë Shqipërinë. Puna nuk është kush voton, por kush numëron.
Ylli Rakipi: Nuk e bën Toma këtë, se edhe Toma ka një personalitet të vetin.