Një trup i pajetë është nxjerrë pasditen e sotme nga Liqeni i Fierzës. Dyshohet se trupi i pajetë i përket peshkatarit nga Dibra, të identifikuar si Tofik Gjika.
Ky i fundit mësohet se humbi në ujërat e lumit Drin disa javë më parë. Rjedha e lumit mësohet se e ka përcjellë trupin e Gjikës deri në Liqenin e Fierzës.
Viktima është dërguar në morgun e qytetit të Kukësit, ndërsa detaje të reja do bëhen me dije në vijim.
Gjika humbi në ujërat e Drinit në fund të vitit 2021 teksa peshkonte. Familjarët e tij vijuan kërkimet për javë të tëra me radhë por pa sukses.
Ditën e sotme, trupi i të ndjerit, sipas raportimeve paraprake, dyshohet të jetë gjetur në Fierzë.