KAS – Komisioni i Ankesave dhe Sanskioneve i KQZ- së, rrëzon kërkesën ankimore të PD për çështjen e koalicionit zgjedhor “Shtëpia e Lirisë”.
Në njoftimin zyrtar për mediat të zëdhënëses së KQZ- së Drilona Hoxhaj, nënvizohet se:
“Sot, Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi elementet e formes dhe te permbajtjes se kerkeses ankimore nr.2. KAS vendosi mos kalimin per shqyrtim te kerkeses ankimore.”.
Përmes përfaqësuesit të saj në KQZ Marash Logu, PD- ja yzrtare kishte kërkuar çregjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” nga zgjedhjet e pjesshme vednore të 6 marsit në gjashtë bashki të vendit.
Me këtë vendim, i hapet rrugë konkurrimit të këtij koalicioni në zgjedhje, pas miratimit më herët nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi.
Më poshtë, mund të lexoni të plotë kerkesën ankimore të PD- së zyrtare drejtuar KAS – Komisioni i Ankesave dhe Sanskioneve i KQZ- së, e cila është rrëzuar ditën e sotme.
KËRKESA ANKIMORE E PD-së PËR ÇREGJISTRIMIN E KOALICIONIT “SHTËPIA E LIRISË”