Ish-kryeministri Sali Berisha pretendon se Lulzim Basha ka pasur si qëllim të bëhej president me ndihmën e kryeministrit Rama.
Gjatë një interviste në “Klan News” Berisha thotë se pasi u pyet për këtë çështje nga zëra të rëndësishëm doli kategorikisht kundër.
“Rama rrëmbeu zgjedhjet, tani do rrëmbente postin e Presidentit për Lul Bravën. Shqiptarët duhet dinë. Është pyetur edhe Sali Berisha për atë çështje, si e vlerëson këtë? Kam qenë kategorik.
Më kanë pyetur njerëz të rëndësishëm, zëra ndërkombëtarë. Jam përpjekur të shpjegoj se çfarë pasojash do kishte kjo. E tëra kjo bëhej për të vendosur në krye, simbolin e të gjitha ligësive në politike, për veten e tij jo për mua. Nuk e them për besprerjen se është diçka tjetër.
Një njeri që s’njeh asnjë lloj standardi në politikën shqiptare është ky asnjë tjetër. E gjitha kjo bëhej, që shpejt e shpejt të zgjidhej Lul Brava president. Sigurisht që unë nuk kisha vota por zëri im ishte i fuqishëm kundër tij.
Lul Brava hapi fjalë, çka është krejtësisht e paimagjinueshme, se Rama do bëhet president dhe unë kryeministër. Këto ishin fantazira. Ai çdo ditë bashkëpunëtorëve u servir një gënjeshtër”, tha Berisha.