Një grua është gjetur e pajetë këtë të martë në Fier. Nga raportimet paraprake bëhet me dije se ajo ka plagë në gjoks.
Policia konfirmoi se viktima është 50 vjeçarja me inicialet V.M dhe është gjetur nga bashkeshorti i saj ne banesë e pajetë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Sheq i madh ne Fier. Pas njoftimin në sallen operative nga kunati i viktimës, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen ekspertizen për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes.
Blutë dyshojnë se gruaja i ka dhënë fund jetës, por do jetë ekspertiza ajo që do e përcaktojë shkakun e vërtetë.