Dy ditë na ndajnë nga afati përfundimtar, sipas vendimit për thirrjen e asamblesë zgjedhore të FSHF-së, ku data 10 shkurt është e fundit e përcaktimit të kandidatëve për postin e presidentit të FSHF-së apo e emrave të delegatëve që do të votojnë më 2 mars.
Edhe pse dy ditë kohë, Shoqata Rajonale e Futbollit në Shkodër do të mblidhet vetëm ditën e sotme për të zhvilluar asamblenë e përgjithshme, ku do të votojnë anëtarët e shoqatës për të zgjedhur kryetarin.
Kandidatët janë Kujtim Shaba dhe Lazër Matija. Gjithashtu, edhe 3 delegatët me të drejtë vote.
Kjo asamble ishte përcaktuar të zhvillohej në ditët e para të vitit, por u shty për shkak të COVID-it, ndërkohë që nëpër shoqatat e tjera vazhduan normalisht punimet.
Pas Shkodrës, radhën për t’u mbledhur e ka nesër Shoqata Rajonale e Futbollit Lezhë. Kandidati për kryetar i SHRF Shkodër Kujtim Shaba, ka kërkuar praninë e mediave gjatë gjithë punimeve të Asamblesë.