Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë që ndodhi këtë të martë në një familje në Fier, ku një grua u gjet e pajetë në banesën e saj me plagë thike në gjoks. Fillimisht u raportua si një rast i dyshuar vetëvrasje, por ekspertët kanë arritur të zbulojnë se ndodhen përpara një vrasje.
Mësohet se Valdete Mamaj është vrarë nga bashkëshorti i saj, me thikën e bukës mëngjesin e të martës. Lajmerimin ne polici madje e kishte bere kunati i viktimes, duke thene se ka qene bashkeshorti qe e ka gjetur te pajete ne banese dhe nuk e dinte cfare kishte ndodhur.
Sipas News 24, autori i dyshuar i krimit është Petrit Mamaj. Blutë po hetojnë mbi motivet e ngjarjes.
Sipas burimeve, Petrit Mamaj kreu vrasjen dhe më pas lajmëroi të vëllain polic se bashkëshortja e tij Valdetja ishte vetëvrarë, por ishte ekspertiza ajo që konfirmoi vrasjen.
Policia e Fierit, në informacionin paraprak pas zbulimit të krimit do të raportonte se: “Më datë 08.02.2022, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, rreth orës 07:50, është gjetur nga bashkëshorti i saj, në banesë, dyshohet e vetëvrarë me mjet prerës (thikë), shtetasja V. M., 50 vjeçe.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”.