Aleanca mes sirianëve kurdë dhe luftëtarëve arabë, të mbështetur nga forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës thotë se ka marrë kontrollin absolut të bazës kryesore të Shtetit Islamik, në qytetin e Raqqa-s. Zëdhënësi i Forcave Siriane Demokratike, Talal Sello tha se lufta kishte përfunduar pas një sulmi 5-muajsh të pandërprerë, shkruan BBC. Operacione të tjera tashmë po zhvillohen për të zbuluar çdo qelizë xhihadiste që mund të shpërthejë nga momenti në moment, shtoi ai. Një deklaratë zyrtare pritet të shpallë në ditët e ardhshme fitoren dhe fundin e tre viteve të sundimit të ISIS. Forcat siriane thanë se dy bazat e fundit të ISIS që kishin ngelur në Raqqa, janë stadiumi kryesor dhe Spitali Kombëtar.