I ashtuquejtuni “Muzeum Popullor” në Shkodër dikur quhej “Shtëpia e Oso Kukës” e mandej kur Ramiz Alia ishte pupa në pushtet u restaurue si shtëpia e Ramiz Alisë. Ku Osoja e ku Ramizi por randsi ka që ajo shtëpi u mëkamb denjësisht.
Ndërtesë krejt e papërshtatshme për muzeum por shtëpi karakteristike për vlerat që ka në vetvete.
Çka duhet me ba? Me e lanë me u shembë vetëm pse ka qenë “shtëpia e Ramiz Alisë”? Me e shpëtue pse ndoshta ka qenë e Oso Kukës, apo thjesht me e mirëmbajtë si sytë e ballit për vlerat arkitektonike që ka si objekt, tue abstrague prej gjithë atyne që kanë banue në të!
Vetëm nji masë budallenjsh e identifikon “tout court” hapsinën e ndërtueme me bamat e njerzve që rastisja e fatit i ka hjedhë andejpari.
Kjo mani servilizmi shtynte dikur me muzealizue “Kasollen e Galigatit”, vepër madhore e Secession-it gramshiot ku Qoftëlargu hangri nji natë dimnit karabusha të ziem tue andrrue me e galigatizue tanë Shqipninë. /Publikuar në Facebook nga Ardian NDRECA/