Mediat turke njoftuan këto ditë se më 14 janar 2022 kanë kryer një operacion në aeroportin e Stambollit, ku kanë sekuestruar 3 kilogramë 117 gramë flori tek një grua pasagjere e huaj, 14 ora dore të markave të ndryshme me vlerë mesatare 565 mijë lira, unaza, gjerdanë dhe vathë me vlerë 352 mijë lira, edhe objekte historike dhe monedha. Çanta prej nga u sekuestruan kilogramë flori, ora dore dhe monedha, ishte vendosur në mes për t’i dhënë pasagjeres sformën sikur kishte bark.
Por, mësohet se gruaja është shqiptare dhe quhet Fatime Reçi, e dyshuar se përdorej si korriere droge për banda kriminale shqiptare që kontrabandonin ar.
Pasagjerja e quajtur Fatime Reçi, shtetase shqiptare, e cila ishte në listën e pasagjerëve të një fluturimi të planifikuar nga Stambolli në orën 12:25 të mëngjesit me orën lokale, është ndjekur si “e dyshuar”.
Bagazhet e dorës dhe çantat e pasagjeres së huaj, të vëzhguar nga ekipet e sigurisë, janë dërguar për t’u kontrolluar me rreze X. Në çantë nuk u gjet asnjë element kriminal.
Në vijimësi të hetimeve, Policia turke eaAeroportit dërgoi Fatime R. në dhomën e analizës së rrezikut. Në kontrollet e pjesë së sipërme të trupit të shqiptaresi është gjetur një çantë poshtë rrobave, në zonën e barkut.
Kur çanta në fjalë u pa në detaje, ajo përmbante 3 kilogramë 117 gram shufra floriri, 14 ora dore të markave të ndryshme me një vlerë mesatare prej 565 mijë lirash, bizhuteri ari të përbërë nga unaza, gjerdan dhe vathë, 73 monedha ari në formën e gati një kilogram artefakte historike dhe 8 në formën e shufrave të vogla në total 104 gram.
Ajo u dërgua në paraburgim dhe dyshohet se përdorej si ‘korriere’ në kontrabandën e floririt.
Reçi është dërguar në gjykatë në të njëjtën ditë pas përfundimit të deklaratës në polici. Mësohet se Fatime Reçi. u la i lirë me kushtin e “kontrollit gjyqësor” nga gjykata ku u soll.
Nga ana tjetër, janë kontrolluar gjithsej 817,08 gram ari në përmasa dhe pesha të ndryshme, në formë monedhash, vlera e të cilave nuk u përcaktua për të parë nëse bëhet fjalë për një objekt historik nga Muzetë Arkeologjike të Stambollit.