Moti për ditën e diel, 13 shkurt 2022, do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje të pakta shiu dhe reshje bore në Alpe dhe verilindje. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 3/11°C
Zona e ulët 5/15°C
Zona bregdetare 7/15°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari