Numërimi me 20- she ose sistemi vigesimal (vidʒɛsɪməl) vigesima- njëzet. Ky numërim bazohet mbi ‘njëzetën’ ashtu siç bazohet numërimi dhjetor mbi ‘dhjetën’.
Numërimin vigesimal e hasim pothuajse në 90% të familjes së gjuhëve indoevropiane, që shtrihet nga gadishulli i Industanit e deri në Irlandë. Diku ëdhtë funksional e diku shfaqet në trajtën e një relikti të lashtë të këtyre gjuhëve. Prandaj pa frikë, duhet ta njohim si një dukuri të lashtë, që hera herës bëhet edhe dëshmi e përkatësisë së një gjuhe në familjen indoevropiane.
Për ilustrim:
Njëzet (vingt) është përdorur si bazë në gjuhën franceze në emrat e numrave nga 70- 99, me përjashtim të Belgjikës, Zvicrs, Republikës Demokratike të Kongos, Ruandës Val da Ostes dh e Ishujve të Kanalit. Për shembull “quatre-vingts”, fjala franceze për 80 francese do të thotë “katër zet”; “soixante-dix”, “70”, është “gjashtëdhjetë e dhjetë”; “soixante-quinze” (“75”) është “gjashtëdhjetë e pesëmbëdhjetë” “quatre-vingt-sept” (“87”) është “katër zet e shtatë”; quatre-vingt-seize (“96”) është “katërzet e gjashëmbëdhjetë etj. Ndërsa në variante të tjera të frengjishtes 70 dhe 90 kanë kanë emrat septante e nonante.Kështu, viti 1996 është “mille neuf cent quatre-vingt-seize” në frengjishten kombëtare, por “mille neuf cent nonante-six” në frengjishten belge.
Njëzet (tyve) është përdorur si bazë në gjuhën daneze për numrat nga 50 në 99.
Njëzet (ugent) është përdorur si bazë në gjuhën bretone në emrat e numërorëve nga 40- 49 dhe nga 60- 99.
Njëzet (ugain) është përdorur si bazë në gjuhën e Uellsit, megjithëse nga fundi i shekullit XX është preferuar më shumë sistemi dhjetor.
Njëzet është përdorur tradicionalisht në gjuhën gaeliko- skoceze. Sot aty mësohet sistemi dhjetor i numërimit, por nga brezi i vjetër i popullsisë është përdorur sistemi vigesimal.
Njëzet është përdorur si bazë numërimi në gjuhën shqipe në dialektin e Jugut dhe tek arbëreshët e Italisë, ku gjendet edhe përdorimi trizet ose trezet.
Sot shqiptarët çamë në Greqi e përdorin të gjithë sistemin e numërimit me bazë 20 (vigesimal).
Njëzet (otsi) është përdorur si bazë në gjuhën gjeorgjiane.
Njëzet (hogei) është përdorur si bazë në gjuhën baske etj., etj., sepse kemi lënë edhe një herë kaq raste pa përmendur. /Publikuar në Facebook nga Zija VUKAJ/