Ndërsa është prezantuar zyrtarisht si kandidat i “Shtëpia e Lirisë” për Shkodrën nga ish- kryeministri Berisha, në radhët e parë të tubimit, kanë qenë edhe disa persona të veçantë e shumë të rëndësishëm për Bardh Spahinë.
Bashkëshortja, vajza dhe djali, kanë qenë të pranishëm në atë që mund të quhet momenti më i rëndësishëm i angazhimit publik, profesional e politik, siç është kandidimi për kryebashkiak i Shkodrës.
Jo pa emocion që përcillet mes rreshtave, Spahia vlerëson rolin e familjes në karrierën e tij, teksa shton se përmes fëmijëve të tij, përpiqet se çfarë duhet bërë ndryshe për nesermen e fëmijëve shqiptarë.
PUBLIKIMI I BARDH SPAHISË
👨👩👧👦 Familja është forca dhe mbështetja ime më e madhe! Shumë gjëra në jetë nuk do ti kisha patur të lehta për ti realizuar. E sot është momenti ti shpreh mirënjohjen time! 🙏🏻
❤️ Tek sytë e fëmijëve të mi, tentoj të shoh gjithmonë sytë e bashkëmoshatarëve të tyre. Përpiqem të kuptoj se çfarë duhet bërë ndryshe, më mirë, që e nesermja e fëmijëve tanë të jetë më e mirë, më e sigurtë. ❤️
📢 Ka qenë ky një nga motivimet e forta që më kanë bërë të kontribuoj publikisht, edhe nën shembullin e të parëve të mi ❤️, jo vetëm në profesion por edhe në sektorin publik. 🤝