Në takimin anti- kanabis të zhvilluar në Prefekturën e qarkut Shkodër, kryetari i Bashkisë Pukë Gjon Gjonaj ka akuzuar kryetarët e bashkive të qarkut Shkodër se kanë lidhje të drejtpërdrejtë me persona të cilët kultivojnë dhe shesin bimët narkotike.
Lidhje me trafikantët sipas tij kanë edhe drejtuesit e policisë në pesë bashkitë e qarkut.
Këtë akuzë kryetari i Bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj e bëri gjatë takimit të zhvilluar në prefekturën e Shkodrës ku i pranishëm ishte edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit Albert Dervishaj, ndërsa ky i fundit nuk mohoi akuzat e rënda të kryebashkiakut Gjon Gjonaj.
Në takimin e zhvilluar, ishte e pranishme edhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, e cila kërkoi bashkëpunim, bashkëveprim dhe partneritet të policisë me pushtetin vendor.
Në këtë takim ishte njoftuar pjesëmarrja e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano, por i pranishëm ishte numri 2 i uniformva eblu të Republikës.
Prej disa vitesh, me ashpërsimin edhe të kuadrit ligjor, takime të tilla janë të shpeshta me synim minimizimin e fenomenit të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike në të gjithë territorin e vendit.