Turi i takimve të kandidatit Bardh Spahia i “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë e Shkodrës, ka vijuar në zonën e ish- Fermentimit në qytet. Bashkëbisedimi me banorët është fokusuar tek çeshtjet që i shtqetësojnë ata në një zonë të re që i ishtë bashkuar qytetit të Shkodrës pas vitit 1990.
Duke bashkëndarë vizionin për drejtimin e bashkisë dhe rendësinë që kanë këto zgjedhje, ata i ftuan qytetarët të votojnë nr.2 në fletën e votimit dhe kandidatin Bardh Spahia. Nga këto zgjedhje vendoset jo vetëm fati i 6 bashkive, por i të gjithë vendit, prandaj gjithë Shqipëria i ka sytë nga Shkodra.
Opozita e vërtetë është këtu dhe jo ajo e vulës dhe logos së marrë peng nga Edi Rama, prandaj zgjedhja e vetme është Bardh Spahia dhe koalicioni “Shtëpia e Lirisë” tha drejtuesi grupit rithemelimit Aldo Bumçi.
Ndërsa mori mbështetjen e tyre për zgjedhjet e 6 Marsit, Bardh Spahia kërkoi që të gjithë të bashkuar të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi që i kthen vlerat Shkodres. Për banorët zgjedhja është e qartë në këto zgjedhje, prandaj mesazhet që përcjellin për çdo bashkëqytetar janë ato të votës për Bardh Spahinë.
Me besimin që Shkodra do të jetë jo vetëm zëri i vërtetë i opozitës, por edhe bashkia model përballë shërbimeve e investimeve ndaj qytetarëve, banorët e Fermentimit u ftuan të jenë si gjithmonë fuqia e ndryshimit duke votuar koalicionin “Shtëpia e lirisë”.