Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Bardh Spahia, në vijim të takimeve me banorë të Shkodrës sot ka marrë mbështetjen e banorëve dhe bizneseve në qëndër të qytetit në zonën e Parrucës.
Ai ka marrë mesazhin e fitores dhe mbështetjen e pa kursyer të qytetarëve të Shkodrës por duke e konsideruar si kandidatin e të rinjve ato i kanë kërkuar që të ndalë largimin e rinisië shkodrane drejt emigrimin si një plagë që vijon prej vitesh.
Nga ana e tij kandidati Bardh Spahia, ka garantuar politika mbështetëse për rininë, në mënyrë që nesër pas 6 marsit, Bashkia Shkodër të jetë një mbështetje reale për brezin e ri.
6 marsi për shkodranët konsiderohet si një ditë vendimtare për demokracinë shqiptare dhe këtë mesazh ato ia kanë përcjellë edhe kandidatit Spahia jo vetëm me mbështetjen publike por edhe me votë me 6 mars.