Në historinë e vet shumë shekullore, Shkodra si qytet, rreth e rajon, ka akumuluar vlera të shumta. Nga gjiri i saj kanë dalë figura e personalitete me peshë jo vetëm për Shkodrën, por edhe mbarë Shqipërinë.
Një nga këta pa dyshum është edhe Dom Ndre Mjeda. I njohur si poet i spikatur por edhe figurë e shquar patriotike, Mjeda ishte ndë të paktit, vepra e të cilit nuk u mohua totalisht as gjatë diktaturës.
Ai ishte pjesëtar i Kongresit të Manastirit që vendosi bazat e gjuhës së sotme shqipe bashkë me emra të tjerë si At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Hilë Mosi e të tjerë.
Prej disa vitesh, me iniciatën e vendosur të Dom Nikë Ukgjini, në Kukël të Bushatit, është rikonstruktuar Qendra Muzeale “Ndje Mjeda”, në shtëpinë e poetit e patriotit të madh.
Pavarësisht se kanë kaluar disa vite, kjo qendër ka nevojë të promovohet për ty kthyer pjesë e një itenerari kulturor dhe turistik për vendas e të huaj. Pedagogu i “Luigj Gurakuqit” Ervis Krymbi, i njohur për promovimin e Shkodrës e vlerave të saj të spikatura, e ka sjellë në vëmendje këtë qendre.
“Qendra Muzeale “Ndre Mjeda”, një thesar i fshehur arkitekturor dhe shpirtëror, i ndërtuar rreth 20 minuta në distancë nga Shkodra, në fshatin e vogël të Kuklit në afërsi të Bushatit.”, shkruan pedagogu Krymbi.
Në fakt, Bashkia Vau Dejës, në territorin e të cilës është Qendra Muzeale “Ndre Mjeda”, duhet të promovojë këtë vlerë të territorit por edhe të krenarisë tonë kombëtare. Sipas gjasave, në funksion të këtij sensibilizimi ka qenë edhe publikimi i fotove nga pedadogu Krymbi. /ShkodraWeb/