Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Një automjet që drejtohej nga Ditmir Pepaj vjeç 29 vjeç ka humbur kontrollin duke u përplasur me murin e një biznesi.
Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar katër pasagjerët, pjesëtarë të së njëjtës familje Qamil Pepaj, Drita Pepaj, Senada Pepaj dhe Amelia Pepaj. Ata janë dërguar në spital ku aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Ambulanca dhe forca e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punohet për të zbardhur shkaqet e saj. Ky është aksidenti i dytë brenda vetëm pak ditësh në këtë aks rrugor.
Informacion paraprak
Rreth orës 16:40, në aksin rrugor Shkodër – Koplik, shtetasi D.P. vjeç 29, banues në Shkodër, duke drejtuar mjetin tip Volkswagen ka humbur kontrollin e tij duke dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët në mjet shtetasit Q. P. , D. P. , S. P. dhe A. P. te gjithë familjarë të tij të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.