Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në ‘Top Story’. Duke folur për përgjimet e grupit të drogës që drejtohet nga Moisi Habilaj dhe implikimin e emrit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit në këto përgjime, Hoxha thotë se më parë kanë qenë në përgjim edhe 3 ish-kryeministra të vendit tonë.
Edhe pse nuk dha emra, Hoxha thotë se emrat e tyre kanë dalë në përgjimet e disa grupeve kriminale të përgjuar për trafik kokaine për në Belgjikë dhe Holandë.
Po ashtu, gazetari ka kritikuar prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila sipas tij, nuk ka marrë iniciativën për të nisur hetimet.
“Bëhet fjalë për një furtunë mediatike dhe politike por ende nuk kemi parë që organet po nisin diçka konkrete. Për sa kohë që Prokuroria dhe Krimet e Rënda nuk kanë nisur hetimet nuk ka asgjë. Dera që opozita duhet të trokasë është ajo e Prokurorit të Përgjithshëm”,- tha Hoxha.
[democracy id=”4″]