Shkodra çdo ditë e më shumë po i thotë po votës për Bardh Spahinë dhe koalicionin “Shtëpia e lirisë”.
Këtë mbeshtetje kandidati Spahia e mori edhe nga banorët e rajonit 4, ndërsa u takua me ta duke ndarë vizionin për drejtimin e Shkodres, por edhe duke dëgjuar problematikat që ato hasin.
“Administrata vendore pas 6 marsit do të jetë në shërbim të banorëve të kesaj bashkie, ndërsa do të punojmë së bashku për projekte që i shërbejnë ndryshimit real të Shkodres, duke e nxjerrë nga situata e vështirë që e ka zhytur politika 9 vjeçare e kësaj qeverie”, premtoi kandidati Spahia.
Gjatë ndalesave me qytetarë dhe biznese, kandidati Spahia i ftoi që në 6 mars të vendosin me votën e tyre për alternativën që nuk braktis dhe shet kauza, apo atë të shtypjes së qytetarëve, por të shpresës dhe ndryshimit që është koalicioni “Shtëpia e lirisë” dhe nr.2 në fletën e votimit.