Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Shkodër–Koplik, në afërsi të Urës së Vrakës, janë përplasur mjeti tip audi me mjetin tip benz.
Sii pasojë e përplasjes drejtuesi i mjetit tip benz, shtetasi Arif Bajrami, 20 vjeç, ka ndërruar jetë.
Si dhe është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip audi shtetasi R. B. 21 vjeç dhe shtetasit D. B. 49 vjeçe pasagjere në mjetin tip audi dhe shtetasi B. K. 20 vjeç, pasagjer në mjetin tip benz, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër.
Grupi hetimor po punon për sqarimin rrethanave të aksidentit.