Një aksident fatal është regjistruar mbrëmjen e të shtunës në aksin Shkodër- Koplik, ku u shënua një viktimë.
Arif Bajrami është studenti nga Shëngjini, që humbi jeten në aksidentin në aksin Shkodër- Koplik natën e kaluar.
19-vjeçari Arif Bajrami nga Shëngjini i Lezhës, djali i vetëm i familjes së Roland Bajramit ishte student në Universitetin e Shkodrës në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi.
Aksidenti është shënuar rreth orës 22.00, ku automjeti tip “Benz” që drejtohej nga 19 -vjeçari është përplasur me një automjet “Audi”, për pasojë humbi jetën i riu nga Shëngjin dhe tre të tjerë janë plagosur rëndë.