Në atë kohë sponsor i KF Vllaznia sh.a., Alban Xhaferi kishte premtuar vendosjen e paneleve elektronike reklamuese në stadiumin “Loro Boriçi”. Përmes këtij investimi, do të rriteshin të ardhurat e klubit kuqeblu.
Ndërkohë, sot kur Xhaferi është president i KF Vllaznia sh.a, është njoftuar zyrtarisht ardhja e këtyre paneleve dhe fillimi i instalimit të tyre në stadiumin e Shkodrës. Në një publikim në faqen zyrtare në Facebbok të klubit shkodran, shkruhet:
“Kanë mbërritur në Shkodër reklamat elektronike të premtuara nga presidenti Alban Xhaferi dhe në bashkëpunim me Piano Event System prej ditës së sotme jane montuar në stadiumin “Loro Boriçi”.
Ky eshte një standart i ri dhe modern për ekipin tone dhe nje mënyrë e shkëlqyer për bizneset për të reklamuar produktet e tyre në ndeshjet e Vllaznisë.”.
Vendosja e paneleve, pritet të sjellë rritjen e të ardhurave për klubin nga bashkëpunimi i mundshëm me biznese shqiptare apo të huaja, të cilat mund të reklamojnë prodhimet apo sherbimet që ofrojnë për publikun. /ShkodraWeb/