Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja që ndodhi mbrëmjen e sotme (27 shkurt) në Elbasan, ku një i ri mbeti i plagosur.
Burime për Panorama.al bëjnë të ditur se i plagosuri është 21-vjeçari, Kelvis Cani. Ende nuk ka detaje si ka ndodhur ngjarja, por për plagosjen e tij ka dy versione.
Nga spitali i Elbasanit bëhet e ditur, se i riu është plagosur me armë zjarri, ndërsa policia thotë se është qëlluar me thikë.
I riu është gjetur i mbuluar me gjak në mes të rrugës dhe është transportuar në spital, ku i është nënshtruar edhe një operacioni.