Gjykata e Tiranës ka vendosur këtë të hënë, 28 shkurt, pezullimin për ushtrimin e detyrës si kreu i FSHF-së për Armand Dukën. Bashkë me të, janë pezulluar edhe sekretari i përgjithshëm Shulku për për shperdorim detyre dhe falsifikim ndërsa është rrëzuar kerkesa për pezullim për Koço Kokëdhima
Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën për pezullimin e efekteve juridike të vendimit nr. 1, datë 10.01.2022, të Komisionit të Verifikimit të FSHF-së, si dhe të çdo veprimi apo akti tjetër të dalë në zbatim të këtij vendimi, për realizimin e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së të datës 02.03.2022, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë.
Gjithashtu, Gjykata vendos që të pezullojë efektet juridike të Vendimit të datës 21.01.2022, të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, si dhe të çdo veprimi apo akti tjetër të dalë në zbatim të këtij vendimi.
LEXONI EDHE: Armand Duka nuk shtyn punimet e Asamblesë së FSHF- së, ja çfarë do ti propozojë organit më të lartë vendimmarrës
Njëkohësisht është pezulluar edhe veprimtaria e Komisionit të Verifikimit të FSHF-së, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë.
VENDIMI I GJYKATËS SË TIRANËS:
1.Pranimin e kërkesës.
-Caktimin si masë sigurimi ndalues ndaj personit nën hetim Ardian Haçi,atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.
2.Pranimin e kërkesës
-Caktimin si masë sigurimi ndalues ndaj personit nën hetim Ilir Shulku, atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.
3.Pranimin e kërkesës.
-Caktimin si masë sigurimi ndalues ndaj personit nën hetim Armando Duka, atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.
4.Rrëzimin e kërkesës për caktimin si masë sigurimi ndaluese ndaj personit nën hetim Koço Kokëdhima, atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.
5.Vendimi t’i njoftohet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
6.Vendimi t’i njoftohet personave nën hetim Ardian Afrim Haçi, Ilir Ismail Shulku, Armando Enver Duka dhe Koço Theodhori Kokëdhima.
7.Kundër këtij vendimi për caktimin e masës së sigurimit lejohet ankim brënda 5 (pesë)ditëve duke filluar ky afat nga njoftimi i vendimit të Gjykatës.