Vllaznia do te luaje diten e enjte ndaj Dinamos ndeshjen e rradhes per kampionat. Ajo do te nise ne ora 16.45 ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe sigurisht qe do jete e rendesishme per te dy ekipet.
Por sakaq, mesohet se skuadra shkodrane nuk do te jete e plote as ne kete takim. Perpos portierit Zogoviç qe u ndeshkua me karton te kuq ne sfiden e kaluar ndaj Skenderbeut, eshte edhe nje tjeter mungese e sigurte.
Behet fjale per ate te futbollistit brazilian Victor Da Silva. Ne nje moment te pjeses se dyte ne ndeshjen ndaj korçareve, ai eshte shkelur me taka nga njeri prej lojtareve te Skenderbeut dhe si rrjedhoje eshte detyruar te kerkoje zevendesim.
Mesohet se pas perfundimit te kesaj ndeshje, ai bashke me nje nga pjestaret e stafit mjekesor te Vllaznise ka shkuar ne spitalin e Korçes per ta qepur pjesen e çare dhe keshtu ka ndodhur.
Mjeket, nga sa mesohet, i kane rekomanduar qe te mos i veshe kepucet e futbollit per disa dite dhe si rrjedhoje ai eshte duke ecur me paterica. Keshtu ka ndodhur edhe sot me te, teksa vetem eshte paraqitur ne stervitjen e ekipit, ka folur me stafin dhe eshte larguar sepse nuk mund te stervitet.
Tashme mbetet per t’u pare se si do te zgjidhet nga ana e stafit teknik mungesa e ketij lojtari qe eshte nje nga pikat me te forta te ekipit te Vllaznise.