Një ushtar rus i është përgjigjur nënës së tij në mesazhet që kjo e fundit i kishte dërguar pasi ai nuk po i përgjigjej prej kohësh teksa gjendej duke luftuar në Ukrainë.
Në mesazhet e zbardhura në mediat e huaja, ushtari i ankohet nënës së tij se ushtarëve që u dërguan në luftë për të pushtuar Ukrainën, shteti rus i ka futur në kurth pasi iu ka thënë se gjithçka do të ishte e qetë dhe paqësore madje ata do të përshëndeteshin nga ukrainasit sapo të hynin në territorin e tyre.
Biseda e zbardhur mes ushtarit rus dhe nënës së tij:
Nëna: Pse nuk përgjigjesh? Je akoma duke në stërvitje?
Ushtari rus: Mami, s’jam më në Krime. Nuk jam në stërvitje!
Nëna: Po ku je? Babai pyet nëse mund të të dërgojë ndonjë gjë?
Ushtari rus: Po çfarë do dërgojë nënë! Unë jam me kokë poshtë tani!
Nëna: Për çfarë po flet? Çfarë ka ndodhur?
Ushtari rus: Nënë jam në Ukrainë. Po bëhet luftë prej së vërteti këtu. Kam shumë frikë. Na e kanë punuar të gjithëve. Na thanë që do na përshëndesnin kur të vinim këtu ata na janë hedhur në grykë, kanë hyrë poshtë automjeteve tona dhe nuk na lejojnë të kalojmë. Na quajnë fashistë. Është situatë shumë e vështirë.