Kur kemi hyrë në ditët e fundit të fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit, mbështetja për kandidatin e “Shtëpisë së lirisë” Bardh Spahia sa vjen dhe rritet. Një konfirmim të tillë ja dha edhe rajoni nr.4, gjatë një takimi që zhvilloi me banorët e tij.
Vota për Bardh Spahinë është një votë që i shërben të ardhmes, për një bashki që punon për qytetarët, por njëkohësisht është edhe një votë për opozitën e vërtetë.
Nga Shkodra siç kemi ditur përherë në momentet më të vështira që ka kaluar vendi, të japim mesazhin e shpresës dhe të fitores tha kandidati Spahia, i cili shprehu mirënjohjen për rajonin 4 dhe cdo banor të Shkodres, që po e rrisin cdo ditë mbështetjen ndaj “Shtëpisë së lirisë.
Në 6 Mars, duke votuar nr.2 dhe kandidatin Bardh Spahia, Shkodra ka bërë zgjedhjen e duhur, duke i thënë jo alternativave që braktisin qytetarin, por duke përqafuar alternativën e opozitës së vërtetë, avokatën e interesit publik.