Takimi me qytetarët dhe biznesin do të jetë një standart i bashkisë së Shkodres pas 6 Mars nën drejtimin e Bardh Spahisë, me qëllim që zëri i tyre dhe problematikat që parashtrojnë të marrin zgjidhje.
Kështu u shpreh gjatë takimeve të zhvilluara në zonën e spitaleve kandidati i koalicionit “Shtëpia e lirisë” Bardh Spahia, i cili mori mbështetjen masive të qytetarëve për garën e së dieles.
I vetëdijshëm se situata e krijuar në bashkinë Shkoder me qeverisjen 9 vjeçare të socialistëve është rënduar edhe më shumë, Spahia ju kujtoi qytetarëve rëndësinë e votës së tyre në 6 Mars.
Zgjedhja juaj e vetme duhet të jetë “Shtëpia e lirisë” dhe opozita e vërtetë, duke i thënë jo koalicionit “Rama – Basha” që po mbajnë peng të ardhmen e Shqipërisë.