Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski po qëndron në një bunker sekret, ndërsa është njeriu më i kërkuar aktualisht nga ushtarët e Vladimir Putin. Mediat ndërkombëtare arritën t’i marrë një intervistë presidentit të Ukrainës. Ai përsërit thirrjet që Ukraina do të luftojë me heroizëm, por që e vetme nuk mund t’ia dalë në këtë betejë të përgjakshme.
I pyetur si po i kalon ditet në bunker, Zelenski përgjigjet: Punë dhe gjumë!
Nderkohe SHBA mban kontakt të rregullt me të, përmes një telefoni satelitor të sigurt që SHBA-ja i dha qeverisë ukrainase muajin e kaluar përpara se të ndodhte pushtimi, sipas një zyrtari amerikan të njohur me këtë çështje.
Komunikimet më të sigurta më parë midis ukrainasve dhe zyrtarëve amerikanë kalonin përmes ambasadës në Kiev, thanë dy zyrtarë amerikanë. Kur SHBA po përgatitej për të evakuuar ambasadën, dhe me rritjen e frikës për pushtimin rus që po ndodh tani, SHBA-të ua dërguan telefonin që tani po përdoret tek homologët e tyre ukrainas.
Telefoni i sigurt i lejon Zelenskyt të qëndrojë në kontakt me SHBA-në teksa pajisja është e lëvizshme, shtoi zyrtari. Zelensky e ka bërë të qartë se synon të qëndrojë në vend dhe aktualisht po lëviz në shumë zona në Kiev që mbrohen me një prani të konsiderueshme sigurie, ka raportuar CNN.