Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën duke publikuar një video nga Shkodra. Shefi i ekzekutivit, ka zgjedhur një video të Terenc Pepës, të shoqëruar në sfond me një këngë të një tjetër shkodrani të mirënjohur, kantautorit Frederik Ndoci.
Ajo që bie në sy në postimin e kryeministrit Rama, është gegnishtja, duke përdorur termin “Shkodra e dashtun”.
“MIRËMËNGJES 😊 nga Shkodra e dashtun🙏”, shkruan kreu i qeverisë shqiptare në postimin e tij duke e shoqëruar edhe me videon më poshtë.
Përgjithësisht, kur kryeministri vendos të publikojë foto apo video që lidhen me Shkodrën apo Veriun e vendit në përgjithësi, ai i beson syrit dhe dorës së Terenc Pepës, siç ka ndodhur edhe ditën e sotme.
Publikimi Ramës vjen në ditët e fundit të fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, ku deri tani ai nuk ka qenë i pranishëm fizikisht. Të paktën deri ditën e sotme. /ShkodraWeb/