E njëjta energji dhe mbështetje si në takimet e tjera, u përcoll për kandidatin e koalicionit “Shtëpia e lirisë” Bardh Spahia, edhe nga rajoni nr. 1.
Me një pjesmarrje masive të të rinjve, këto të fundit deklaruan se shpresa që i kishte munguar në gjithë këto vite Shkodres, po i rikthehet nga zgjedhjet e 6 Marsit, ku me Bardh Spahinë në krye të bashkisë, Shkodra do të shohë ndryshimin e merituar.
Pjesmarrja juaj, mbështetja që po tregoni dhe vota e juaj që do të sjellë fitoren tonë të madhe, janë dëshmia më e mire se jemi në rrugën e duhur tha Spahia.
Duke votuar nr.2 dhe koalicionin “Shtëpia e lirisë”, Shkodra do të dëshmojë se mbetet përherë udheheqëse e ndryshimeve të mëdha për vendin.