Serbia ka votuar pro rezolutës së OKB-së që i bën thirrje Rusisë ta ndalë menjëherë agresionin mbi Ukrainën dhe të tërheqë të gjithë trupat.
Janë 141 shtete që votuan pro rezolutës dhe kundër agresionit rus, ndërsa 5 shtete kanë votuar kundër rezolutës dhe 34 kanë abstenuar.
Kundër rezolutës kane votuar vetem Rusia, Koreja e Veriut, Eritrea, Siria dhe Bjellorusia.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një rezolutë që kërkon që Rusia të ndalojë luftën në Ukrainë dhe të tërheqë të gjitha trupat.
Ambasadori i Ukrainës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Segiy Kyslytsya e ka krahasuar presidentin rus, Vladimir Putin me Adolf Hitlerin.
Duke folur në Kombet e Bashkuara, ai tha se sulmi i Rusisë ka për qëllim zhdukjen e Ukrainës.