Regjisori Ismet Drishti përsëri në Shkodër dhe sërish në “duet” artistik me Armir Shkurtin si autor i teksteve letrare.
Kanë nisur sot provat për komedinë “Big Brother VIP Shkodra” shkruar nga Armir Shkurti dhe me regji nga Ismet Drishti së shpejti premierë në Teatrin “Migjeni” në qytetin e Shkodrës.
Me pjesmarrjen e mjeshtrave të mëdhenj, Besnik Çinari, Drande Xhaj, Zef Deda dhe grupi i aktorëve të rinj Aleksandër Prenga, Fritz Selmani, Lusi Bregu, Nikolin Ferketa, Ketlin Pjalmi, Klodiana Vata, Arbër Bala, Eneida Kruja, të cilët prej kohësh po punojnë për të sjellë premierën në skenë, janë yjet që do i ketë zili çdo trupë e humorit në mbarë trevat shqipfolëse.
Suksesin që pati premiera “Koncert në kohë pandemie” e vënë në skenë në nëntor të vitit të kaluar, pas më shumë se dy vitesh shkëputje, do e ndjek edhe komedia “Big Brother VIP Shkodra” që do të vihet në skenë shumë shpejt në Teatrin ‘Migjeni’ Shkodër.
ShkodraWeb i uron punë të mbarë e suksese regjisorit Drishti, autorit Shkurti, trupës së aktorëve dhe Teatrit “Migjeni” si institucion në këtë sipërmarrje të re artistike.