Armando Broja ishte protagonist në sfidën e Kupës FA që Sauthemptoni luajti kundër Uest Hemit. Sulmuesi shqiptar u fut në pjesën e dytë, por menjëherë ishte në qendër të vëmendjes.
Djaloshi fitoi një penallti në minutën e 65’ pasi pësoi një ndërhyrje brenda zone nga kundërshtari i tij. Arbitri u konsultua me VAR-in dhe vendosi të akordonte penallti. Nga pikë e bardhë Uard-Prous nuk gaboi dhe i dha avantazhin Sauthemptonit.
Gjithashtu në minutën e 90+5’, Broja shënoi një supergol për të hipotekuar përfundimisht fitoren për ekipin e tij dhe për ta kualifikuar për në raundin tjetër të Kupës FA.
Sfida u mbyll me rezultatin 3-1 për vendasit, të cilët do të presin për të parë kundërshtarin e radhës në çerek-finale.