Vllaznia shfrytëzoi humbjen e Kukësit, mposhti 2-0 Dinamos në “Loro Boriçi” dhe tani ndan vendin e tretë në renditje me skuadrën e Diego Longos, që është edhe kundërshtari i radhës për kuqeblutë shkodranë.
Liridon Latifi zhbllokoi takimin pas çerek ore lojë me një penallti të akorduar nga VAR-i, duke gjetur golin e dhjetë sezonal në kampionat. Ante Aralica dyfishoi me kokë në minutën e 24-t, por teknologjia anuloi golin e sulmuesit vendas pas 5 minutave.
Vllaznia e filloi mirë edhe pjesën e dytë. Aralica realizoi përsëri me kokë në minutën e 48-të. Festë për kroatin që rigjen golin pas shumë ndeshjes. Vllaznia uli ritmin dhe Dinamo mori zemër.