Pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe pasojat e mundshme të një lufte që tashmë është në zhvillim, janë tema të përditshme jo vetëm të mediave por edhe njerëzve të thjeshtë.
Ka këndvështrime të ndryshme mbi atë që po ndodh, madje edhe “teori konspirative” lidhur me konfliktin më të ri të armatosur në Europë. Nuk mungojnë opinione e analiza edhe për atë që mund të pasojë këtë konflikt.
Ndërkohë, edhe myftiu i Shkodres imam Muhamed Sytari, përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, ka komentuar luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, në një këndvështrim disi të ndryshëm për vetë pozicionin që ai ka.
Myftiu Sytari thote se “feja jslame na meson se edhe nëse po bëhet kijameti ne duhet të bejmë atë punë të mirë që e kemi në dorë dhe mos ta lëmë përgjysem”. Gjithashtu ai shprehet se “ne duhet të shohim problematikat e shumta të qytetit tonë të cilat na rrethojnë.”. Më poshtë, video mesazhi i plotë i myftiut të Shkodrës imam Muhamed Sytari.