“Duhet të reagojmë tani për të mbrojtur demokracinë. Kam ndjerë nevojën dhe detyrën për t’ u mobilizuar kundër kësaj përpjekje për të ri-instaluar praktika antidemokratike në Shkodër dhe Shqipëri”.
Kështu është shprehur Bardh Spahia, kandidati i “Shtëpia e Lirisë” për kryetar bashkie në Shkodër gjatë bashkëbisedimit me deputetin konservator britanik Henry Smith. Spahia ka është shprehur besimplotë në ruajtjen e vlerave të së djathtës me mbështetjen e qytetarëve shkodranë por edhe miqve konservatorë në Britaninë e Madhe dhe përtej.
Përmes lidhjes Skype, z.Smith, i cili është edhe drejtues kryesor konservator në Komisionin e Politikës së Jashtme në Parlamentin Britanik, ka vlerësuar angazhimin e kandidatit Bardh Spahia, duke shtuar që sipas informacioneve që ka, fushata në Shkodër po shkon shumë mirë.
Ai ka shtuar se është e rëndësishme të shihet drejt të ardhmes për brezat e rinj dhe si duan ta kenë jetën e tyre ata.
Deputeti britanik ka uruar kandidatin e “Shtëpia e Lirisë” për sukses në zgjedhjet e kësaj fundjave, duke shprehur dëshirën për të bashkëpunuar kur Bardh Spahia të jetë në pozicionin e kryetarit të Bashkisë së Shkodrës.